×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Rexhaj: Dinari është fakt i kryer, këtë çështje e kemi hequr nga dialogu

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 23:30

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet e fundit, shkruan Reporteri.net. 

    Rexhaj, ka folur për takimin në Bruksel dhe kritikat që nisën në Kosovë se pse zëvendëskryministri Besnik Bislimi nuk shkoi në takim, por shkuan zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës. Në takimin në Bruksel, u tha se do të diskutohet edhe për dinarin.

    “Njëherë u kritikua Bislimi se pse nuk shkoi, më pas kryeministri Kurti se pse nuk po e vazhdon dialogun, më pas pati kritika pse guvernatori i BQK-së po shkon atje dhe po dorëzoheni, por mirëfilli këtu nuk pat argument të opozitës për dorëzim”, u shpreh Rexhaj.

    Rexhaj e ka arsyetuar mosshkuarjen e zyrtarëve qeveritarë.

    “Atje ndodhi një takim profesional por më shumë teknik. Vet guvernatori tha se nuk u vë në pikëpyetje vendimi për dinarin vetëm se ata thonë se nuk ka pasur paralajmërim të mëhershëm”, tha Rexhaj.

    Rexhaj, ka komentuar se pse Qeveria e Kosovës pati të drejtë në vendimin për dinarin.

    “Ne kemi hequr çështjen e dinarit nga dialogu sepse në kohën ku po flitet për Asociacionin, dinari do të ishte plotësues i një paraje që realisht ata që kanë pretenduar për themelimin e Asociacionit ta bënin fakt të kryer. Dinari tash është fakt i kryer. Pra, secili qytetar kemi të drejtë të kemi xhirollogari të dinari por edhe të valutave të tjera, por ato konvertohen, sepse valuta zyrtare është euro”, tha Rexhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!