×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet përfundimtare: Shqiptarët e Luginës me tre deputetë në Kuvendin e Serbisë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 14:35

    Ish kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tash e tutje pritet të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë ka bërë të ditur se koalicioni i partive shqiptare përfundimisht ka arritur të sigurojë tri mandate në parlamentin e Serbisë, shkruan Reporteri.


    Kamberi ka thënë se ky sukses i partive shqiptare në Luginë erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes partive shqiptare me Tiranën zyrtare dhe përkrahjes edhe nga Prishtina.

    Ai ka thënë se kjo ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.

    “Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

    Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka shkruar Kamberi.

    Kjo është hera e parë që partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bashkuar forcat dhe kanë marrë pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

    Ky  është numri më i madh i deputetëve që kanë fituar ndonjëherë partitë shqiptare në parlamentin serb. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!