×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell arrinë në Kosovë, niset drejt Qeverisë për ta takuar Hotin

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 18:26

    Ambasadori Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur para pak minutash në Kosovë.


    Ai së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës dhe është nisur drejt kryeqytetit, konkretisht në drejtim të Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

    Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!