×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinumërohen 60% e votave në QNR

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 8:26

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit është duke vazhduar rinumërimi i votave sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.


    Deri më tani janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60% e numrit total që PZAP e ka vënë në rinumërim.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për lajmi.net ka thënë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

    “Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotimë. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”, ka thënë Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!