×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Kosova i përket BE-së dhe Këshillit të Evropës

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 13:09

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova përket në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

    Ai po ashtu ka theksuar se pas miratimit të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, më në fund kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë jo më vonë se 1 janari 2024.

    “Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE. Ajo ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëndrimi i Gjermanisë është: Ju i përkisni BE-së, ju i përkisni Këshillit të Evropës. Gjermania dëshiron të jetë mbështetësja e Kosovës dhe të bindë vendet që nuk e njohin, përkrahni aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por për të qenë nxitës i tifozëve duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë”.

    “Dëshirojmë të përshpejtojmë procesin që Kosova të bëhet pjesë e infrastrukturës euroatlantike dhe në kuadër të Procesit të Berlinit jemi duke punuar në të gjitha frontet”, tha ambasadori Rohde gjatë një ligjerate me studentë.

    Duke pasur parasysh se regjimi i vizave e izolon Kosovën, ambasadori Rohde nënvizoi se pas miratimit të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, më në fund kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë jo më vonë se 1 janari 2024.

    “Liberalizimi i vizave nuk do t’u japë vetëm kosovarëve mundësi për të udhëtuar lirshëm si turistë, do të jetë edhe një nxitje për bashkëpunimin ekonomik dhe studentor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!