×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja e kirurgëve në sallë të operacionit, flasin nga Prokuroria

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 15:52

    Kardiokirurgi Dr. Adem Grbolar dhe specializanti Dr. Endrit Shala dje kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete e cila ka rezultuar me rrahje në sallën e operacionit, në QKUK.


    Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë pranuar të japë detaje duke thënë se janë ndërmarrë veprime hetimore.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e kësaj çështjeje penale”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj për Reporteri.net.

    Rasti për rrahjen e dy kirurgëve e ka konfirmuar dje dhe Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në QKUK mes dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!