×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje edhe në nëndegën e LDK-së në Koshare, një person bëhet për spital

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 21:02

    Partia e Isa Mustafës assesi t’i lë anash grushtet në procesin zgjedhor që po mbanë nëpër degë. Pas rrahjes në Degën e Mitrovicës, grushtat kanë kërcitur edhe në nëndegën e kësaj partie në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt.


    Përleshja fizike është konfirmuar për Reporteri.net nga Major Mehmetali Hajdini.

    “Po ka ndodhur një rrahje në fshatin Koshare. Ka qenë një tubim i nëndegës së LDK-së, përderisa ishte duke u zhvilluar aty ka filluar edhe përleshja mes dy grupeve. Një qytetar ka njoftuar policinë dhe derisa ekipi i policisë ka arritur në vendin e ngjarjes të pranishmit veçse janë shpërndarë. Por duke ndjekur hetimet e para policia ka arritur të identifikojë se kush ishin personat që u përleshën fizikisht dhe tashmë janë arrestuar katër persona”, ka thënë major Hajdini për Reporteri.net.

    Ai tha se personi i cili është lënduar në këtë rast është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Major Hajdini dyshohet se të përfshirë në këtë rrahje ka edhe persona të tjerë por se hetimet janë duke vazhduar.

    Kujtojmë se pas rrahjes në LDK-në e Mitrovicës, kjo parti pezulloi procesin zgjedhor në këtë degë. /Reporteri.net/.

    Plasin grushtat në LDK: Rrahen për zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!