×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahjet në LDK: Kryesia e partisë ndëshkon Abrashin e Borovcin, i përjashton nga gara

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 15:46

    Pas rreth dy orësh që kur se ka filluar, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen.


    Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, para mediave ka thënë se sjelljet e tilla janë të papranueshme.

    Ai ka bërë të ditur se kryesia ka marrë vendim që Arban Abrashi dhe Hazir Borovci të tërhiqen nga gara për kryetar të nëndegës së tretë .

    “Sjelljet e dhunës janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK. Kryesia mori vendim që Hazir Borovci dhe Arban Borovci të tërhiqen nga gara për kryetar të degës së tretë me qëllim të kthimit të normalitetit. Në pjesën e mbetur të zgjedhjeve do të udhëheq kryesia”, tha Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!