×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Paçarizi: Lista e kandidatëve të VV-së, makiaveliste por kualitative

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 21:40

    Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje është heterogjene me synim grumbullimin e sa më shumë votave, ndonëse potencon se është cilësore.


    “Pothuajse të pritshme [listat tjera], përpos listës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila është një listë shumë heterogjene, që është tipike për një parti e cila është në ekspansion, e cila është në rritje dhe synon të rritet më shumë”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.

    Kjo Paçarizit ia kujton kohën kur Lidhja Demokratike e Kosovës pasluftës kur thotë se të gjithë ishin pjesë të kësaj partie.

    “Janë disa figura të cilat ose nuk janë identifikuar në ndonjë mënyrë apo tjetër me Lëvizjen Vetëvendosje, por futja në lista pikërisht në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po synon më shumë se 50 për qind të votave, e bën këtë listë gati makiaveliste, sepse kjo listë nuk pyet për ideologji, nuk pyet për orientim, por e synon një gjithëpërfshirje”.

    Sidoqoftë, ndonëse e përzier, kjo listë sipas Paçarizit është cilësore, duke e vështirësuar kështu zgjedhjen e votuesve para kutisë së votimit.

    “Lista është kualitative dhe votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje do a kenë shumë të vështirë që t’i ndajnë pesë persona për t’i zgjedhur sepse mendoj që ka shumë persona që mund të zgjidhen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!