×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet njeriu që agjëron gjysmë viti

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:03

    Haqif Agaj nga Hogoshti i Kamenicës ditën e parë të Ramazanit nuk e pati të vështirë ta agjërojë, dhe ka një arsye të fortë për këtë.


    Ai thotë se Ramazani është vetëm vetëm njëri nga gjashtë muajt që agjëron gjatë vitit.

    Agaj beson se kjo që bënë i është kthyer për të mirë në këtë botë.

    “Prej vitit 1972 deri në vitin 1980 kam agjëru nga një muaj, muajin Ramzan, prej vitit 80 deri 90 kam agjëru nga 3 muaj, kurse nga viti 90 deri vitin 2019 gjashtë muaj”, ka deklaruar Haqif Agaj për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar edhe sa ha ushqim.

    “Derisa të ha buk i pi dy litra ujë dhe një buk e gjysmë nuk kam dëshirë të ma prekin”, ka deklaruar Agaj

    Ndërsa tregon se gjendja e tij shëndetësore është tejet e mire dhe nuk ka nevojë fare për mjek.

    “I bëjë 59 vjet asnjëherë nuk kam qenë te mjeku, nuk kam përdorë barna, kurrë grip nuk më bjen”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë se Ramazani ka nisur sot më 6 maj dhe përfundon më 3 qershor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!