×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Rrëfimi i jashtëzakonshëm: Si u takuan babë e bir në mal, pa e ditur për njëri-tjetrin që ishin në UÇK

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 19:28

    Kujtim Morina, djali i dëshmorit Avdullah Morina, ka rrëfyer historinë e jashtëzakonshme të takimit me babain e tij në mal gjatë luftës, kur edhe e panë për herë të parë njëri-tjetrin të veshur me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    I ftuar në “DPT te Fidani”, ai tha se i ishte bashkuar UÇK’së, pa dijeninë e babait, ende pa i mbushur 18 vjet.

    “Jam shku pa dijeninë e babës. Masi jam vesh ushtar, e kam pa babën. Edhe ai nuk e ka ditë që jam i veshun ushtar., Unë kur kam shku, shokët e tij më kanë marrë menjëherë si e kam tregu emrin e prindit. Njëherë më thanë je shumë I ri, por kur iu tregova emrin e prindit, ata më morën. Nuk hezituan”, ka rrëfyer ai.

    Ai tregoi edhe momentin kur u takuan, duke shtuar se babai ia kishte dhënë një flakaresh kur e kishte parë.

    “Ish një ofensivë në një fshat të Rahovecit, edhe i kanë thirr njësitin e lumit me iu shku në ndihmë. Kur u ardh ai, u kanë me maskë se hala në fshatin tonë u përdorke maska, edhe kur e ndala unë atë kerrin për me i drejtu kah kanë me shku, ai ka zbrit prej kerrit dhe aty ma ka dhanë një flakaresh, edhe atëherë ka heq maskën edhe ka qajtë e ka thanë qysh s’kom besu që vjen djali jem këtu. As ai se ka ditë që jam unë, as unë se kam ditë që është ai”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!