×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i shokut të Adem Jasharit: Çdo gjë në UÇK është sjell rreth komandantit

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 17:52

    Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Ndonëse fillimi i shoqërisë së tyre ishte në vitin 1972, në vitin kur të dy filluan shkollën e mesme, ai tha se raportet e tij me komandantin legjendar ishin shumë të afërta.


    “Ademin e kam njohur edhe më herët, por nga vitit 1972 kemi filluar që të shoqërohemi. Ishim gjenerata e parë e shkollës teknike. Ademi ishte djalë i urtë dhe nuk ishte djalë i problemeve. Kemi biseduar gjithçka. Ai ka qenë i egër vetëm për Serbinë”, ka thënë Kaqkini, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Sipas Kaqkinit, Jashari ka qenë më ndryshe se sa bashkëmoshatarët e tij.

    “Ai e ka pas babanë që i ka tregu. Edhe policinë serbe ai e ka shikuar më me urrejtje. Ai i ka parë pak ma ndryshe senet se na. Ka qenë diçka para neve me këto sene”, ka thënë më tutje ai. “Në vitet 80’ta nuk e di se si është sjell Ademi sepse kam qenë në Slloveni. Në protestat e 89’ës ai ka qenë shumë aktiv. Patën shkuar për të protestuar për Kushtetutën i ka organizuar Ademi. Ai i ka organizuar protestat në Skenderaj dhe u ka prirë edhe atyre në Prishtinë. Ai u ka prirë grupeve më vonë është shpallur edhe komandant. Gjithçka që është sillur rreth UÇK’së është sjell rreth Adem Jasharit dhe kullave të Jasharajve”, ka thënë më tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!