×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet një grua në Klinë

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 10:11

    Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrëmbyer një grua, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë fizike.


    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Klinë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    Viktima kishte arritur të ikë dhe të lajmërohet në Polici.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici”, bën të ditur Policia.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.

    “Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!