×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 20 persona, përfshirë Thaçin, do të intervistohen në Kuvend rreth Telekomit

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 19:38

    Rreth 20 persona janë propozuar për të dëshmuar në Komisionin parlamentar për hetim në PTK dhe Vala. Aty përfshihet edhe Hashim Thaçi, i cili ishte kryeministër kur u lidhën disa nga kontratat kryesore në këtë ndërmarrje.  


    Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i prijnë listës së personave të cilët pritet të intervistohen gjatë javëve në vazhdim nga Komisioni hetimor parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

    Në mbledhjen e së martës, ky komision ka shqyrtuar dhe miratuar listën e dëshmitarëve që do të dëgjohen.

    Në këtë listë janë të përfshirë ministra, ish-ministra, ish-krerët e Bordit të PTK dhe anëtarët e tanishëm të këtij bordi, përfshirë edhe Osman Ejupin, i cili ishte dorëhequr për punësimin e fëmijëve të tij në këtë ndërmarrje publike.

    Në mbledhje, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ngriti shqetësimin për kërcënimet e fundit, siç tha ajo, nga Blerim Devolli dhe ‘Z-mobile’, për zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, me të cilin parashihet që Telekomi t’ia paguajë Z-Mobile-it rreth 26 milionë euro, raporton ktv.

    Por, ky propozim u kërkua që të kalojë përmes Zyrës Ligjore të Kuvendit. Derisa u kërkua edhe një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje.

    Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu, ka theksuar se duhet të nxirret i gjithë procesverbali gjatë nënshkrimit të kontratës me Z-Mobile-in, e pastaj të bëhet intervistimi i dëshmitarëve. Ky komision ishte formuar për ta hetuar gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Vala.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 14 maj do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin me kërkesë kryesore që mos t’i vazhdohet sërish kontrata Z-Mobile e cila skandon në muajin qershor.

    Ndryshe Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit, sot ka kërkuar ndihmën e politikës, pozitës e opozitës, që të ndërmarrin hapa për shpëtimin e Telekomit, derisa ka paralajmëruar edhe protesta për shkak të kësaj krize.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!