×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 20 vende të lira për pacientët me COVID-19 në Klinikën Infektive

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 23:44

    Klinika Infektive e Qendrës Universitare në të cilën që nga fillimi i pandemisë u mjekuan pacientët me Covid-19 është në prag të mbushjes së kapaciteteve me shtretër pas rritjes së rasteve të reja me këtë virus.


    “Numri i rasteve sot tregon se situata epidemiologjike është duke u përkeqësuar në Kosovë. Shumë shpejt Kosova do të hyjë në fazën kur nuk do të kemi kapacitete spitalore. Për këtë arsye do të duhej me pas kujdes, me përdor maskën, me mbajt distancën dhe higjienën personale’, tha infektologu Izet Sadiku për RTV21.

    Sipas tij janë edhe rreth 20 vende të lirë në këtë klinikë.
    “Diku rreth 20 vende janë të lira në Klinikën Infektive të cilat sigurisht brenda 2-3 ditëve do të mbushen”, tha ai.

    Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar thonë se kanë punuar për zgjerimin e kapaciteteve me shtretër. Planifikojnë që në dispozicion të pacientëve me Covid-19 t’i kenë rreth 900 shtretër.

    Përderisa në Klinikën Infektive po mbushen kapacitetet spitalore, shqetësuese mbetet numri i madh i pacientëve që vijnë në këtë klinikë.

    Sa i përket kapaciteteve me personel shëndetësor në SHSKUK pohojnë se qëndrojnë mirë pasi që 1500 specializantë do të fillojnë së shpejti punën klinika sikurse edhe një numër i infermierëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!