×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 3,500 persona në ditë fluturojnë nga aeroporti, por autobusat shpesh qarkullojnë me nga 1 udhëtar

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 10:35

    Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës shfrytëzohet mesatarisht nga 3,500 persona në ditë për udhëtime jashtë dhe brenda Kosovës.


    Ka më tepër se 3 javë që Komuna e Prishtinës ka lëshuar në qarkullim linjën e autobusëve Prishtina – Aeroport dhe anasjelltas.

    Megjithatë qytetarët nuk janë duke e shfyrtëzuar ashtu siç ishte pritur, shkruan Indeksonline.

    Sipas zyrtarëve të Komunës, mesatarisht një autobus bartë 5 udhëtar në ditë por ka raste të shpeshta kur autobusi e kryen gjithë rrugëtimin me vetëm 1 udhëtar.

    Aktualisht janë dy autobus që realizojnë udhëtimet Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas duke filluar nga ora 03:00 deri në 21:00.

    Pikënisja është në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!