×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 420 profesionistë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus nga marsi

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 17:52

    Mbi 400 profesionistë shëndetësorë kosovarë janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve janë infermierë.


    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një infografikë lidhur me praninë e COVID-19 në mesin e profesionistëve shëndetësorë, sipas së cilëve janë 222 infermierë të infektuar.

    Ndërkohë, numri i mjekëve të sëmurë në institucion shëndetësor ka arritur në 160.

    Në infografikë figurojnë se janë të infektuar edhe 24 mjekë e infermierë jashtë institucionit shëndetësor.

    Përvec mjekëve e infermierëve, të sëmurë me COVID-19, janë edhe tetë farmacisë, dy teknik të farmacisë dhe dy fizioterapuetë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!