×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 16:38

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar pasi mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje ndonëse pa u nënshkruar, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore e që u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian dhe vëzhguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një marrëveshje e tillë ka për qëllim zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve

    Sipas deputetes së LDK-së qëndrimi politik i LVV-së ka ndryshuar, teksa ka përmendur nenin 7 të planit të BE-së që flet për komunitetin serb në Kosovë.

    “Nga “Vetëvendosje” për shqiptarët, në “vetëqeverisje” për serbët”, shkroi ajo në Facebook.

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!