×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani, ministri: Në bodrume po gjejmë trupa të pajetë

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 14:06

    Ka shkuar në 103 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 43 persona janë gjetur të pajetë në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 60 të tjerë në Rheinland-Pfalz.


    Rajoni më i prekur nga përmbytjet është rrethi Ahrweiler.

    Ndërkohë sipas autoriteteve nuk dihet asgjë për fatin e 1300 personave.

    Ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalzit, Roger Leëentz në një prononcim për mediat ka bërë me dije se sapo thahen ambjentet e ndërtesave gjenden trupa të pajetë.

    “Në këtë moment duhet të kuptoni se kur bodrumet thahen ose bodrumet derdhen, ne vazhdimisht gjejmë njerëz që kanë humbur jetën në këto përmbytje, ndaj akoma nuk m und të them asnjë shifër në lidhje me viktimat e kësaj katastrofe”, është shprehur ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!