×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset traktori në një fshat të Rugovës, vdes një person

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 18:31

    Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Rugovë, pasi është rrokullisur me traktor.

    Zëdhënësi i Policisë Driton Rugova ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në fshatin Malaj.

    “Sot rreth orës 16:20 Policia është informuar se në fshatin Malaj, Rugovë, një traktor është rrokullisur. Me të marrë informatën menjëherë Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës” ka thënë Rugova. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!