×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci e Tomë Gashi të flaktë pas Kurtit: Albini e mban në xhep të vogël Ali Ahmetin

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 11:45

    Analisti Rron Gjinovci dhe avokati Tomë Gashi, të dy përkrahës të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë thënë mbrëmë se Albin Kurti e mban në xhep të vogël Ali Ahmetin, për sa i përket politikbërjes, qeverisjes e intelektit.


    “Po Ali Ahmetin e mban në xhep o Berat. Intelektualisht është politikani më i përgatitur dhe veq me Edi Ramen mundet me u shty. Me pëlqyeshmëri është i pakrahasueshëm ndër shqiptarët. Si në qeverisje, si në politikë, si intelektual e mban Ali Ahmetin në xhepin e vogël”, ka thënë Rron Gjinovci.

    Në ndërkohë gazetari Berat Buzhala ndërhyri duke thënë se kjo deklaratë nuk është në asnjë standard.

    “Nuk është fer me thënë që Albin Kurti e mban në xhep të vogël Ali Ahmetin me asnjë standard, as patriotik, as historik. Po doni me i mohu rrënjët e juve veq me e paraqit Albin Kurtin profet”, ka thënë Buzhala.

    Këto deklarata erdhën pasi profesori Blerim Latifi pohoi se Kurti i ka para vetes dy rrugë, ta ndjek atë të Ali Ahmetit që ta qoj partinë përpara dhe vet të qëndrojë ta kryej dënimin, apo atë të Lulzim Bashës, për ta tërhequr partinë nga gara e zgjedhjeve dhe të qëndrojë në opozitë për katër orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!