×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci kritikon Qeverinë për masat e reja

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 17:39

    Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas miratimit të masave të reja anti-Covid nga Qeveria e Kosovës.


    Gjinovci ka kritikuar Qeverinë Kurti për mbylljen, duke thënë se për shqyrtimin e masave ekziston një komision i veçantë ndërministror, e që sipas tij, kjo është e dhimbshme.

    “A dini çka po më dhem ma s’shumti? Që për me ardhë te ideja gjeniale, e jashtëzakonshme, inovative e mbylljes, ekziston ni komision i veçantë ndërministror ku jon ku me ditë sa veta. Veç s’pe di a paguhen najsen shtesë për punën në atë komision edhe luva babikë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që për 11 ditë të ketë mbyllje të lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, shkollave dhe palestrave.

    Qytetarëve do të ju lejohet lëvizja e lirë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, përveç rasteve të emergjencave shëndetësore.

    Lokaleve të gastronomisë do të ju lejohet të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “shërbim me porosi” dhe “drive thru”.

    Marketet, farmacitë dhe furrat do të lejohen ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

    Institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin si deri më tani, ndërkaq edhe provimet mund të mbahen duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u ndarë në grupe nga 10 persona.

    Konviktet dhe menzat do të pezullojnë aktivitetet nga data 7 deri më datën 18 prill.

    Marketet e mbyllura ushqimore janë të obliguara të përcaktojnë numrin e konsumatorëve dhe të shënojnë numrin maksimal të lejuar brenda në të njëjtën kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!