×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga ‘Agim Ramadani’ bllokohet për qytetarët

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 10:12

    Mëngjesin e së martës, rruga ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet është bllokuar  për qarkullim të veturave dhe të qytetarëve.


    Kjo u bë për shkak se Vjosa Osmani sot merr edhe zyrtarisht detyrën e saj si presidente e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Për shkak të pandemisë që shkakton infeksioni COVID-19, Osmani do ta pranojë detyrën si e para e vendit pa ceremoni shtetërore.

    Megjithatë, sot do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së presidentes së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

    Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill 2021.

    Ajo mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!