×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan po monitorohen me dron nga Policia

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 15:53

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës ka njoftuar se është duke monitoruar rrugët Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan me dron.


    Kjo po bëhet në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vepruar me të gjitha njësitet e nevojshme në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik. Në kuadër të këtij plani është parashikuar edhe asistimi nga Njësitet e specializuara me punën me DRON. Puna me DRON vëzhgon rrjedhën e komunikacionit dhe qarkullimin e veturave në rrugët e vendit nga lart, për të parandaluar aksidentet e komunikacionit, dhe nëse vërehen vozitës që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes ju lëshohen fletë gjoba për kundërvajtjet e shkaktuara. Kështu që, sot më datë 22.07.2021, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Pejë, ka punuar intensivisht në rrugën Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan, për një kohë të gjatë, punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Pejë.

    Me këtë Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, duke njoftuar për masat e ndërmarra dhe punën që po kryen, në vazhdimësi kërkon nga qytetarët që janë pjesëmarrës në komunikacion që të kenë kujdesin maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!