×
  • Lajme
  • Lajme

    RTV Dukagjini publikon sondazhin e nisur nga Armend Muja: VV 54.1%, PDK 14.9%, LDK 10.3%, AAK 6.4%

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 22:31

    Një sondazh i fundit i realizuar nga “Riinvest” e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj,  sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.


    E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.

    Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Muja tash është futur në garë për deputet, në listën e LVV’së.

    Armend Muja edhe në zgjedhjet e kaluara ka bërë sondazhe për RTV Dukagjinin.

    Rezultatet e sondazheve të tij patë dal të përafërta me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!