Sa është paga e asamblistit në Kosovë?

Asambleistët në Kuvende Komunale në Kosovë të cilët e ngrisin zërin për hallet e qytetarëve të fshtrave e lagjeve paguhen hiç më shumë se 220 euro në muaj.


Edhe në zgjedhjet e 17 tetorit një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë kandiduar për t’u zgjedhur si asambleistë/këshilltarë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë.

Roli i asambleistëve në komuna është tejet i rëndësishëm për zhvillimin, sidomos, të pjesëve rurale dhe ofrimin e kushtevë për një jetë më kualitative në vendet ku përzgjedhen.

Bekim Salihu, Hulumtues i Lartë, në Insitutin “GAP”, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se puna e Kuvendeve Komunale varet shumë nga qasja aktive ose jo e ekzekutivit komunal.

“Puna ose edhe mos puna e Kuvendeve Komunale varet shumë nga qasja aktive ose jo e ekzekutivit komunal, ngase ekzekutivi komunal është baza prej nga vijnë propozimet për vendime, strategji ose rregullore. Pastaj miratimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet kryesisht në dy qasje të asambleistëve, e para qasja teknike, e dyta qasja politike. Në shumë komuna, ndarja mes pozitës dhe opozitës në Kuvend është e theksuar, njesoj siç e shohim këtë ndarja ose qasje në nivelin qendror”, tha ai.

Salihu konstatoi se cilësia e asambleistëve është duke u rrit. Kurse tha se ata nuk i përfaqësojnë zonat brenda komunes, por tërsinë e komunës.

“Tani nëse Kuvendet Komunale i analizojmë nga prizmi individual i asambleistëve, duhet të kemi parasysh që asambleistët nuk i përfaqësojnë zonat brenda komunes, por tërsinë e komunës. Nëse një asambleistë do të zgjedhet brenda një lagje/zone atëherë qasja e tij/saj do të pritej të jetë me aktive për përfaqësimin e problemeve/kërkesave të asaj lagje ose zone. Ky sistem zgjedhor në Kosovë nuk është, një person që aplikon për t’u zgjedhur nga lagjja “Dardania” votat mund t’i sigurojë edhe nga fshati me i thellë.

Por në përgjithësi mund të konstatohet që cilësia e asambleistëve ka ardhur duke u rritur, veçmas në komunat e mëdha, njëherazi vërehet përkushtim më i madhë prej tyre për t’i njohur problemet dhe për t’i paraqitur ato para ekzekutivit komunal”, tha ai.