×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa vota ka Vetëvendosje dhe sa i duhen që mocioni të kalojë në Kuvend

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 13:28

    Lëvizja Vetëvendosjes të enjten ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Rexhep Selimi, në një konferencë për media duke përmendur arsyet e kësaj nisme, ka thënë se për këtë kanë njoftuar edhe grupin parlamentar të PDK-së.


    Por, sa vota i duhet Vetëvendosjes për të siguruar që fillimisht mocioni të procedohet për rend dite në Kuvendin e Kosovës.Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, apo 40 nënshkrime, raporton ekonomia online.

    Vetëvendosjes, që është grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, i duhen të paktën edhe 9 nënshkrime të deputetëve tjerë që mocioni të procedohet.

    Ndërsa, që për kalimin e mocionit në seancë plenare, pra rrëzimin e Qeverisë, duhen së paku 61 vota të deputetëve.Kujtojmë se tradicionalisht minoritetet jo serbe që janë pjesë e koalicioneve qeverisëse kanë përkrahur nisma të tilla, dhe Vetëvendosjes përveç votave të tyre, i duhet për kalimin e mocionit të kenë mbështetjen edhe të PDK-së.

    Kujtojmë se PDK, kishte përkrahur mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por që nuk kishte pranuar të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.

    Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, vije në kohën kur partnerët e koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA, kanë shfaqur përqarjet që janë brenda tyre.

    Të mërkurën zyrtarë të këtyre partive kanë dal haptas me kërcënime për prishje të koalicionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!