×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabit Geci do të intervistohet në Prishtinë e jo në Hagë, shkak gjendja shëndetësore

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 13:55

    Ky fillimvit pritet ta aktivizojë edhe më shumë se vitin që lamë pas Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Pas dërgimit të rreth 200 ftesave për ish-udhëheqësit dhe për pjesëtarët e UÇK-së në vitin 2019, njohësit e sistemit të drejtësisë paralajmërojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.


    Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Tahir Rrecaj, në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se viti 2020 do t’i sjellë aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Sabit Geci do të intervistohet në Prishtinë e jo në Hagë, siç i ishte kërkuar. “Unë besoj që ka ftesa tjera dhe gjatë këtij tremujori të parë do të ketë edhe të tjerë të ftuar. Ende nuk kanë përfunduar hetimet dhe nuk pres që aktakuzat të ngrihen dikur deri nga fillimi i verës. Më 30 janar do të intervistohet nga prokuroria Sabit Geci dhe unë jam mbrojtësi i tij. Ai do të intervistohet në Prishtinë, pavarësisht se thirrjen e ka pasur për në Hagë, por për shkaqe shëndetësore kam kërkuar që intervistimi të bëhet në Prishtinë”.

    Rrecaj po ashtu ka treguar procedurat që duhet të ndiqen, me qëllim që të ngrihen aktakuzat e para. “Procedurat janë të qarta për të gjithë ata që thirren në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit, ajo vlerësohet nga prokurori i çështjes. Pas përfundimit të hetimeve prokurori vlerëson se a ka prova të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë ose nëse nuk ka mundur të sigurojë prova që vërtetojnë një dyshim të bazuar mirë se persona të caktuar kanë kryer krime, për të cilat është kompetente Gjykata Speciale, atëherë ai mund ta zhvillojë hetimin”, është shprehur Rrecaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!