×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sabotim e vonim i reformave”, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton vendimin e Kushtetueses

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 22:55
    Lëvizja Vetëvendosje. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka, ka thënë se ky vendim është sabotim dhe vonim i reformave në drejtësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”.

    Ndryshimet në Ligjin në fjalë u miratuan me 60 vota pro, më 23 qershor të vitit të kaluar.

    Me t’u miratuar ndryshimet, PDK dhe LDK e dërguan atë në Kushtetuese, nën dyshimet për shkelje të Kushtetutës. Kjo ndodhi më 1 korrik të po të njëjtit vit, fillimisht nga Abelard Tahiri i PDK-së, e pastaj nga Armend Zemaj i LDK-së.

    Sot, Gjykata pranoi kërkesat e të dy partive opozitare, dhe deklaroi se janë bërë disa shkelje të Kushtetutës në hartim të këtij ligji.

    Në një komunikatë për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se është konstatuar që pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe nenit 8 nuk janë në përputhje me Kushtetutën, konkretisht, me paragrafin 1 ku flitet për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushteteve. /Reporteri.net/.

    Pas vendimit të Kushtetueses, LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Albulena Haxhiut

    Krasniqi: Nuk lejojmë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!