×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha shkruan për imamin nga Drenasi që fali namazin e Bajramit me veshje kombëtare

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 12:37

    Imami nga Drenasi, Osman Musliu në ditën e Kurban Bajramit u përkujdes që ta përcjellë mesazhin se kombi dhe feja janë dy gjëra të ndara.


    Lidhur me këtë në faljen e namazit të Bajramit, hoxha Osman Musliu doli para xhematit me veshje kombëtare shqiptare.

    Kjo i ka bërë përshtypje edhe ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ka respekt të vecantë për klerikët myslimanë shqiptarë, duke thënë tutje se e përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjedhi që të falte namazin e bajramit me kostum kombëtar.

    Berisha po thotë se njëjtë respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1344149395745964

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!