×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Mustafa sot përsëri para Speciales, pritet të deklarohet rreth akuzave

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 8:03

    Salih Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet që sot të deklarohet para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë mbi të.


    Në ueb-faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara u bë e ditur se seanca e dytë dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është caktuar për sot në orën 15:00.

    “Nëse i akuzuarit nuk deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje (rregullën 92(2)(f) të Rregullores). Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes”, thuhet në këtë njoftim.

    Kujtojmë se Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator të këtij viti.

    Katër ditë më vonë, më 28 shtator Mustafa u paraqit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ku zgjedhi që të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij./Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!