×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Zyba e pranon: Jam takuar për kafe me një deputete të AAK-së, por s’kam bërë presion

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 13:57

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti sekser duke e akuzuar për trafikim të votave.


    Ai ka pranuar se është takuar me njërën nga deputetet e AAK-së, Albana Bytyqin, por ka mohuar se i ka bërë presion për të votuar.

    Ai ka thënë se me deputeten në fjalë ka pirë kafe në një lokal dhe se e njëjta ka pasur bindje që të votojë, porse e ka respektuar qëndrimin e partisë.

    “Unë meqenëse jam i Therandës dhe dy deputete të AAK-së janë nga Theranda, njëra prej deputeteve është motra e një anëtari të Kryesisë së degës së VV-së ku kryetar jam unë. Një ditë kemi pirë kafe me deputeten Albana Bytyqi-Kuqi por nuk ka pas as joshje as asgjë përveç diskutim për rrjedhat aktuale politike. Mendoj që gjatë diskutimit e kam kuptuar që e njëjta ka bindje që duhet të votojë për e ka respektuar qëndrim e partisë, të cilin e respektoj edhe unë”, ka thënë ai për Kohën.

    Ai tutje duke komentuar deklaratat e Haradinajt ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e ish-pushtetarëve me përvojat e tyre mendojnë se mund të etiketojnë e shantazhojnë deputetët.

    “Sa i përket deklaratës së Haradinajt më vjen keq për nivelin që ka rënë ai dhe një pjesë konsiderueshme e ish-pushtetarëve dhe me përvojat e hidhura të tyre mendojnë të etiketojnë dhe apo shantazhojnë deputetë dhe zyrtarë të tjerë. Praktika e blerjes së votave i takon së kaluarës dhe ndoshta përfshirë edhe vetë Haradinajn për jo mua personalisht dhe as subjektit që i takoj. Është angazhim im i plotë për të dhënë kontributin në Kuvend”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!