×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK do t’i drejtohet gjykatës, kërkon pagesën e shtesave për mësimdhënësit

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 19:48

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit së shpejti do t’i drejtohet gjykatës për pagesën e shtesave të dala nga një vendim i nxjerr nga qeveria e kaluar e për të cilat thonë se një pagesë ende nuk u është kryer mësimdhënësve. Por në Ministrinë e Arsimit vlerësojnë se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.


    Për rrezikshmërinë e punës në kohën e pandemisë mësimdhënësit së shpejti do të kërkojnë pagesën e shtesave nëpërmjet gjykatës thonë në SBASHK.

    Sipas tyre, vendimi i nxjerr nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Avdullah Hoti për shtesat është për muajin mars dhe prill.

    Ditë më parë, zëvendësministri i arsimit Dukagjin Pupovci, bëri të ditur se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.

    Qeveria e kaluar në janar të këtij viti pati njoftuar se do të ndaj paga shtesë edhe për arsimtarët.

    Ish-kryeministri Hoti pati thënë se pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste, në muajin shkurt dhe maj./rtv21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!