×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e votimit të Vjosa Osmanit për Presidente, edhe Behgjet Pacolli në sallë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 19:47

    Ka nisur hyrja e deputetëve në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të LDK-së janë parë duke hyrë në sallë


    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është pjesë e listës së LDK-së, po ashtu ka arritur në seancën që pritet të fillojë për pak.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Behgjet Pacollit.

    Ndryshe, në sallë ndodhen edhe deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, për të cilët ishte aluduar se nuk do të mungojnë në seancën e sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!