×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu tregon nëse sivjet mund të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 22:06

    Ish-presidenti i vendit Fatmir Sejdiu ka folur për temën e shumë përfolur atë të korrigjimit të kufirit me Serbinë.

    Ai ka pohuar se Serbia po hap tema që kontestojnë territorin tonë.

    “Serbia ka arritur ta bëjë një temë që është shumë sfiduese për ne. Serbia ka dëshirë të mos zgjidhen çështjet, por nuk duhet të zgjidhjen çështjet si Serbia dëshiron”, ka pohuar Sejdiu, në T7, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a pritet të përmbyllhet sivjet marrëveshja me Serbinë, Sejdiu nuk beson se mund të nodhë kjo gjë.

    “Nuk e di nga ecuria e deritanishme që mund të ecet kaq shpejt. Esenciale për ne është respektimi i Kushtetutës së vendit. Palët duhet të pajtohen në interesin e qytetarëve. Me kaq reagime që vijne a mund të kapërcehet në Kuvend një formulë që është pezull. Nuk dua të besoj që deputetët nuk e mbrojnë sovranitetin e vendit”, ka deklaruar Sejdiu.

    I pyetur nëse është pro apo kundër që Veriu të shkëmbehet me disa fshatra të Veriut, Sejdiu ka thënë se do hapej në këtë rast një temë e re.

    “Jo hapet një temë krejt e re, temë që prakishtisht nuk vë pike. Qëllimi themelor është për të prish strukturën që mund të dalin elemente të tjera”, ka deklaruar Sejdiu. /Reporteri.net/

    Fatmir Sejdiu flet për përplasjen mes djalit të tij dhe Bajram Gecajt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!