×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 46 kartela grafike dhe 28 aparate që prodhojnë kriptovaluta në Suharekë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 16:41

    Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për sekuestrimin e aparateve për prodhimin e kriptovalutave.

    Siç njofton Policia, sot kanë sekuestruar edhe 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Bllac të Suharekës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas PK-së, KEDS ka konstatuar se edhe rryma ka qenë kyçje ilegale.

    “Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekes , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale!”, thuhet në njoftim.

    Policia bën të ditur se veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!