×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 23:15

    Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të huaja.


    Siç njoftohet, pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë një (1) revole të tipit TT , 8 fishekë, një sasi e vogël e substancës narkotike si dhe një peshore.

    I dyshuari M.G mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor.

    Ndaj tij po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!