×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet një sasi e kanabisit, arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 19:02

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

    Sipas komunikatës, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

    Personat e dyshuar:

    G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

    P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

    “Ata janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!