×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi reagon pas aksionit të sotëm: Dëshmi se kemi prokurorë profesionalë

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 16:04

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.


    Selimi ka shkruar në Facebook se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.

    “Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, ka shkruar Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!