×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Specialja, gabim i madh i atyre që e votuan, po e pësojnë luftëtarët

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 20:26

    Pas ftesës që i bëri Gjykata Speciale Ramush Haradinajt, Bislim Zyrapit dhe Jakup Krasniqit, Rexhep Selimi ka reaguar përmes një postimi, ku ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.


    Dhe me këtë vendim, sipas Selimit, po e pësojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

    “Ne që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha.

    Por nuk mund të mos i bejmë përgjegjës edhe njëherë ata që e sollen në Kuvend dhe sidomos ata deputetë ish luftetarë të UÇK-së që e votuan këtë Gjykate, aq më tepër, kur tash disa nga ata i shohim t’ju “vije keq” për të ftuarit e kësaj gjykate si te dyshuar.

    Ne që ishim kundër kësaj gjykate me 2015-ten e kemi të njëjtim qëndrim edhe tani.
    Prandaj, në atë gjykatë nuk duam ta shohim asnjë luftetar të Lirisë.
    Ky nuk është qëndrim i yni kundër drejtësisë, por pikërisht kundër padrejtësisë.

    Drejtësia ka mjaftë punë të tjera për të zgjidhur në Kosovë!”, u shpreh Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!