×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Vijat e kuqe kanë ekzistuar për koalicione, jo për mocione mosbesimi

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:20

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.


    Selimi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se vijat e kuqe nuk kanë ekzistuar kur në pyetje kanë qenë mocionet e mosbesimit.

    “Vijat e kuqe kanë ekzistuar kur është bërë fjalë për koalicione”, tha ai.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se edhe në të kaluarën ata kanë mbështetur mocione mosbesimi pavarësisht se nuk janë përputhur politikisht duke aluduar në mbështetjen që i kishte dhënë LVV mocionit të filluar nga NISMA për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.

    Selimi thotë se edhe numri i madh i të vdekurve është një arsye më shumë për rrëzimin e kësaj qeverie.

    “Qeveria Kurti arriti jo vetëm ta menaxhoj suksesshëm pandeminë por edhe arriti ta sjellë deri në zero raste numrin e të prekurve me COVID-19. Sot në zero jo që nuk po mund të kthehet numri i të prekurve me COVID-19 por edhe numri i të vdekurve nuk po arrihet të kthehet në zero”.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se në kohën e qeverisjes së LVV-së nuk u mbyll vetëm Kosova por edhe shtetet e rajonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!