×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë, kaniherë më lutë a po don pak

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 23:37
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj. Fotografi nga arkivi.

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.


    Këtë ai e ka bërë të ditur gjatë një emisioni në RTK.

    Madje, Selmanaj ka thënë se kryeministri shpesh e lutë për bukë.

    “Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me veti, merr sendwicha në çantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatitë në banesë të tij edhe më lutë kaniherë, a po don pak. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!