×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Ju kemi thënë me kohë, mendësia totalitare nuk din ndryshe

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 16:55

    Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend lidhur me vaksinat kundër COVID-19.


    Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë.

    “Ju kemi thënë me kohë!. Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese.”

    “Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj. Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë”.

    “Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi. Kosova është vendi ynë i shtrenjtë”, shkroi Selmanaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!