×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj për Kurtin: I papërgjegjshëm dhe naiv, nuk e meriton pozitën e kreut të shtetit

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 11:25
    Deputeti Driton Selmanaj dhe kryeministri Albin Kurti. Fotografi ilustruese.

    Pak para fillimit të seancës plenare, deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi rolin dhe pozitën e tij vendimmarrëse.

    Ai ka deklaruar se tema e dialogut është çështja e vetme me të cilën po merret Kurti.

    “Kam përshtypjen se nuk e din për rëndësinë e pozitës që ka. Ka një vit që veç me dialog po merret, ndërkohë neve na ka thënë që është temë e shtatë apo e tetë,”, u shpreh Selmanaj.

    Tutje ai tha se qëndrimet e tij, pozicioni i tij dhe pozita fushëvepruese që e ka nuk janë në frekuenca të njëjta.

    Selmanaj e quajti Kurtin person të papërgjegjshëm dhe naiv në politik, duke vlerësuar se nuk e meriton pozitën e kreut të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!