Sëmundja ia merr jetën vogëlushes nga Vushtrria që ishte dërguar për shërim në Turqi

Vajza nga Vushtrria, Rinesa Maliqi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në Turqi ku edhe ishte duke marrë trajtim mjekësor.


Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë dhe të afërm të Rinesës, teksa për shërimin e saj ishin mobilizuar edhe qytetarët që kishin mbledhur mjete financiare.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi. Njoftojmë miqtë, shokët, kolegët dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me datë 26.04.2021, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë vajza e axhës, Rinesa Idriz Maliqi. Për kohën e varrimit do të njoftoheni më vonë për shkak se e ndjera ka qenë duke u trajtuar në Turqi”, ka shkruar familjari i saj në Facebook