×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Mitrovicës e quajnë Hotin politikan më të moderuar sesa Kurti

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 13:41

    Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, zyrtarët serbë dhe diplomatët e huaj shprehën shpresë se qeveria e sapoformuar, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, do të bënte lëvizje më të mira diplomatike sesa paraardhësit e tyre, gjë që do të konfirmohej kryesisht me vendimin për heqjen e reciprocitetitdhe vazhdimin e dialogut, shkruan sot Radio KIM, referuar vendimit për heqjen e reciprocitetit.


    Qytetarët serbë të Mitrovicës për këtë medium janë shprehur se Hoti është politikan pak më i moderuar sesa Albin Kurti, transmeton reporteri.

    “Nuk jam i interesuar për politikë, por mendoj se gjërat duhet të kthehen në të mirë, sa më parë që ndodh kjo, aq më mirë do të jetë për ne dhe për ata dhe për të gjithë. Hoti njoftoi heqjen e reciprocitetit, kështu që do të shohim se si do të shkojë. Ai është një rrymë pak më e moderuar në krahasim me qeverinë e mëparshme që ishte. Shpresojmë se do të jetë më mirë sepse status quo nuk i përshtatet askujt,” tha njëri nga bashkëbiseduesit.

    Një qytetar tjetër po ashtu tha se beson se harmonia dhe uniteti i veprimit politik kanë një rëndësi thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Ai thotë se nuk beson që Hoti do të devijojë nga pikëpamjet e tij politike.

    “Unë mendoj se Avdullah Hoti nuk do të devijojë nga pikëpamjet e tij sepse shqiptarët e Kosovës kanë politikën e tyre për të ndjekur, ndërsa zyrtarët serbë, për fat të keq, nuk kanë një qëndrim të përbashkët sa i përket Kosovës, kështu që nuk pres asgjë më mirë apo më të keq. Ne jemi mësuar me të gjitha këto”,tha ai.

    Vendimi për heqjen e reciprocitetit është mirëpritur edhe nga zyrtarët serbë të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!