×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët lokalë mblidhen në Rudarë, pas raportimeve për një arrestim

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 15:05
    Foto: REL

    Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

    Radio Evropa e Lirë raporton aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

    Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

    Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Besim Hoti, por ai nuk ka dhënë detaje rreth këtyre raportimeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!