×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në përkrahje të Shaip Kamberit: Është zëri i vetëm i arsyes brenda Kuvendit të Serbisë

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 13:57

    Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Serbisë, me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re.


    Kamberi ka thënë se është ky Kuvend nuk dallon shumë nga ai i Millosheviqit.

    Sipas tij është trishtuese një opozitë me vetëm 6 deputetë. Ai ka thënë se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut, shkruan Reporteri.

    “Serbia është sot problem para së gjithash për vetë serbët. Një Serbi që nuk u demokratizua as me rënien e monizmit, kur u rrëzua Ivan Stambolliqi i vrarë më vonë nga eksponentët e strukturave shtetërore të sigurimit. As me rënien e Millosheviqit më 5 tetor 2000, që i parapriu vrasjes së Zoran Gjingjiqit, ku urdhërdhënësit e këtij atentati jetojnë sot të lirë, sepse në heshtje konsiderohen heronj“, ka thënë ai.

    “Ndryshe nga kryeministrja, parlamenti është i ri. I veçantë. Se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut. Kush do ta kishte menduar se një ditë, opozitën parlamentare në Serbi do ta përfaqësonin vetëm deputetët shqiptarë e Luginës së Preshevës dhe boshnjakë të Sanxhakut?

    Një opozitë me 6 deputetë prej 250. Trishtuese. Një parlament të tillë nuk e prodhoi as Sllobodan Millosheviqit.”, shkroi ai.

    Fjalimi i Kamberit në Kuvendin e Serbisë nuk ka lënë pa u pëlqyer edhe nga serbët. Shumë prej tyre kanë shkruar në Twitter se Kamberi është opozita e vetme në Parlamentin e Serbisë dhe zëri i vetëm i arsyes përbrenda këtij Kuvendi.

    Në mesin e tyre është edhe politikanja serbe Rada Trajkoviq. Ajo ka shkruar se Shaip Kamberi është lideri i ri i opozitës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!