Qytetarët e komunitetit serb kanë nisur të mblidhen në Gazimestan, ku pritet që të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.
Para tyre në këtë vend janë pozicionuar njësi policore, të cilët po kryejnë kontrolle, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Vitin e kaluar shumica prej serbëve të mbledhur mbanin bluza me thirrje nacionaliste, të cilët më pas ishin detyruar ti heqin nga Policia e Kosovës.
Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe. Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.
Vitin e kaluar qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.
Në deklaratë pretendohej se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.
Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.