×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët u ofrojnë kafe ushtarëve të KFOR-it, ata i refuzojnë

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 11:25

    Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar ky qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur për të protestuar para komunave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    KFOR-i tanimë po monitoron situatën dhe ka krijuar kordon edhe në Leposaviq për t’i mos i lejuar ata të futen brenda objektit të komunës.

    Por, provokimet nuk po mungojnë as për ushtarët e KFOR-it, ku veçse është publikuar një video në rrjete sociale derisa një protestues serb “dëshiron” t’i shërbejë ata me kafe, por që ata e refuzojnë, ndërsa i njëjti person vazhdon e pinë para ushtarëve kafenë.

    Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve të fundit atje, ku serbët lokalë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

    KFOR ka kërkuar nga palët të mos nxisin tensione, duke njoftuar se do të vazhdojnë të krijojnë mjedis të sigurt për qytetarë.

    “Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!